Konjufca: Seanca për Deharin u kidnapua

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se seanca e jashtëzakonshme që po mbahet sot u kidnapua nga PDK e LDK. Konjufca tha se Astrit Deharin e ka vrarë pushteti, shkruan Express.

Sipas tij seanca e sotme u kidnapua nga PDK e LDK.

“Nuk e kam besu kurr që o të vijë një ditë kur në Kosovë do të kidnapohen seancat. Kjo seancë e jashtëzakonshme për Astrit Deharin u kidnapua nga PDK dhe LDK. Dy herë deputetët e caktuar të koalicionit qeverisës tërhoqën nënshkrimet e tyre për shkak të presioni. Kjo seancë sot po ndodhë vetëm për arsye që të shmanget peticioni i qytetarëve. Ky peticion nuk kërkon vetëm debat, por e kërkon edhe adresimin e përgjegjësisë. Qytetarët kanë dhënë 23 mijë nënshkrime. Në atë peticion kërkohen dorëheqje të disa zyrtarëve. Dhe kjo do të duhej të shqyrtohej në seancën e sotme. E pikërisht se po kërkohen këto ju sot e rrëmbyet këtë seancë. Në burgun e Prizrenit vdiq një djalë i shkëlqyeshëm. Vrasësin e tij mund ta identifikojmë lehtë  meqë në çastin kua i vdiq ai ndodhej në një institucion që menagjohet nga qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë”, tha ai.

Ai tha se Astritin nuk e ka vra shteti, por e ka vra mungesa e shtetit.
“Astritin e ka vrarë pushteti”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button