Vuçiq: Do blejmë aeroplanë rusë të ruajmë sovranitetin tonë

Serbia ka njoftuar sot se do të blejë aeroplanë luftarak rusë, një vendim ky që mund të nxisë tensionet në Ballkan në kohën kur janë rritur dyshimet për përpjekjet ruse që të bllokojë vendet e rajonit t’i bashkohen institucioneve perëndimore, transmeton REL.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se ai do të udhëtojë drejt Moskës gjatë kësaj jave për të nënshkruar blerjen e gjashtë aeroplanëve MiG 29.

Sipas tij, blerja e këtyre aeroplanëve bëhet “për të ruajtur lirinë dhe sovranitetin tonë”.

Megjithëse Serbia është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian, Beogradi ka rritur bashkëpunimin edhe me aleatin e saj sllav, Rusinë. Analistët vlerësojnë se Moska ka rritur përpjekjet e saj propagandistike që ta mbajë Serbinë larg perëndimit.

Tensionet në rajon janë rritur sidomos pas raportimit të përpjekjeve për grusht shtet nga Serbia dhe nacionalistët rusë kundër qeverisë pro perëndimore të Malit të Zi, shtet ky që ka rritur përpjekjet t’i bashkohet NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button