Shefja e FMN-së Christine Lagarde shpallet fajtore

Gjykata Republikane e Drejtësisë në Paris e ka shpallur fajtore drejtoreshën e përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde (69) për veprën penale të neglizhencës në rastin e arbitrazhit në të cilin tetë vjet më parë u përfshirë si ministre e Tregtisë dhe Financave të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Lagarde e cila për shkak të gjykimit mori pushim nga FMN-ja, siç thuhet nga gjykata, edhe pse fajtore nuk do të dënohet dhe nuk do të marrë dosje kriminale.

Lagarde në vitin 2008 ka paguar shumën prej 400 milionë euro biznesmenit francez Bernard Tapie në kuadër të mosmarrëveshjes së gjatë në mes të manjatit dhe bankës “Credit Lyonnais” për shkak të shitjes së kompanisë “Adidas”, e cila ishte në pronësi të Tapie që nga viti 1989.

Tapie në vitin 2007 shitjen e “Adidas”-it ia besoi bankës, të cilën më pas e hodhi në gjyq me pretekstin se e kishte dëmtuar në procesin e shitjes.

Lagarde, në kohën kur ishte ministare e Financave, dha pëlqimin që rasti të zgjidhet me arbitrazh pas së cilës Franca në vitin 2008 Tapies i pagoi 400 milionë euro dëmshpërblim.

Ajo më herët ka mohuar të gjitha akuzat lidhur me Tapie, bashkëpunëtorin e ngushtë të ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy.

Lagarde në krye të FMN-së erdhi në vitin 2011, kurse mandatin e saj të dytë e fitoi në shkurt të këtij viti. Lagarde është femra e parë kryetare e FMN-së që nga themelimi i organizatës në vitin 1944.

Mediat franceze më parë shkruanin se Lagarde, në qoftë se shpallet fajtore, mund të kërcënohet me dënim me burg prej një viti dhe gjobë prej 15.000 eurosh, si dhe do të rrezikohej pozita e saj në FMN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button