Gazetaria e gjunjëzuar para propagandës

[Recension: Rama e Ahmeti mesazh subliminal vazalve turk e maqedonas: Do gjunjëzoheni si para Skënderbeut]

Ta mbulosh diellin me shoshë. Pikërisht në këtë mënyrë është qasja e artikullit që po e recensojmë. Një fotografi nga një profil në rrjet social, është keqinterpretuar dhe hiperbolizuar. Pavarësisht se fotoja është ‘huazuar’ nga profili zyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, kjo gjë nuk është theksuar.

Dy liderë të fuqishëm shqiptar, Edi Rama dhe Ali Ahmeti përmes një selfie dhanë porosi se do vazhdojnë ti mbrojnë interesat shqiptare në rajon. Rama për këtë foto ka zgjedh si prapavijë pikturën me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, ku ai lufton ushtrinë turke dhe dënon me vdekje tradhtarët e kombit të cilët herët a vonë, i gjunjëzoi me vite të tëra.

Në vend se të përshkruajë takimin, teksti përshkruan ‘prapavijën’ dhe i bën analizë semiotike imazhit, i cili gjendet ne “selfie” fotografinë e Ramës dhe Ahmetit.

rama-e-ahmeti-mesazh-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Rama e Ahmeti mesazh subliminal vazalve turk e maqedonas: Do gjunjëzoheni si para Skënderbeut
Data dhe koha e publikimit: 16.12.2016
Data e recensionit: 18.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Gjithmonë duhet përcaktuar çështja për të cilën raportohet. Kjo gjë i mungon këtij teksti. Edhe pas gjithë këtyre rreshtave, nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i takimit, çfarë është biseduar dhe cilat janë përfundimet e dala. Teksti në këtë rast nuk ka shpalosur atë që është me rëndësi për lexuesin, qëllimin dhe rezultatet e takimit, për ka bërë propagandë.

Porosia si duket u është adresuar të gjithë aryre që punuan ose po vazhdojnë të punojnë kundra interesave kombëtare duke zhvilluar politika të huaja dhe në interes të faktorit maqedon në vend. Takimi Rama Ahmeti ndodhi dje edhe pse u përfol se kinse është refuzuar nga Ahmeti i cili nga shkaku i takimeve të shumta me ndërkombëtar, u desh ta shtyej për pak ditë vizitën në Tiranë.

Se teksti është bërë sa për të propaganduar me fotografinë, dëshmon edhe fakti se në të nuk është bashkëngjitur asnjë citat apo qëndrim nga njëri ose tjetri protagonist i takimit. Përmbajtja përfundon me informacion të papërfunduar dhe nuk jep detaje rreth këtij takimi ose takimeve me liderët tjerë. Në rreshta aludohet se fotografia tregon qartë atë që është biseduar, mirëpo në këtë rast, në fakt, janë personalizuar çështjet duke kaluar limitet profesionale dhe duke komentuar zhvillimet politike, e jo duke informuar për to.

Një foto-lajm si ky mund të ishte kuriozitet i ditës, por jo edhe e gjitha sa i përket një takimi me kaq interes për publikun.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button