Egjipti ndalon hyrjen në vend për djalin e Osama bin Ladenit

Autoritetet egjiptiane ia kanë ndaluar hyrjen në shtet djalit të ish-kreut të Al-Kaedës, Osama bin Laden, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve nga forcat e rendit.

Biznesmeni Omar bin Laden, kishte mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros të premten vonë me një fluturim të “Egyptair” nga Katari.

“Atij i është refuzuar hyrja pasi emri i tij figuronte në listën e njerëzve të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në shtet”, deklaroi burimi i lartpërmendur në kushte anonime.

Sipas po të njëjtit burim, ai është deportuar në Turqi me anë të një fluturimi që kishte për destinacion Stambollin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button