Disa sulmues kanë vrarë gjashtë nëpunëse në aeroportin në Kandahar

Të paktën gjashtë persona janë vrarë në aeroportin në provincën afgane Kandahar, midis të cilëve pesë nëpunëse të aeroportit.

Incidenti ka ndodhur kur të paktën tre motoçiklistë të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një automobili me të cilin nëpunëset shkonin në punë.

Drejtori i aeroportit deklaroi se nëpunëset punonin për një kompani ajrore, e cila e kontrollonte bagazhin dhe sipas nevojës i kontrollonin udhëtarët në aeroport.

Ai sqaroi se pas kërcënimeve të shumta nga ana e personave të cilët nuk pajtohen se gratë duhet të punojnë, përfaqësueset gra janë të shqetësuara për sigurinë e tyre.

Tani për tani askush nuk është arrestuar, e as nuk është marrë përgjegjësi për sulmin.

Zyra e prokurorit publik në tetë muajt e parë të viti ka regjistruar 3,700 raste të dhunës ndaj grave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button