Siri: Vazhdon evakuimi derisa respektohet armëpushimi

Evakuimi i luftëtarëve kryengritës dhe i civilëve ka vazhduar sot nga pjesa lindore e qytetit Alepo në Siri, sipas marrëveshjes për armëpushim me të cilën parashihet që kontrollin ndaj këtij qyteti e merr qeveria e Sirisë, kanë thënë zyrtarët dhe monitoruesit, transmeton REL.

Më se 6,400 njerëz, përfshirë më tepër se 3 mijë kryengritës, janë larguar nga Alepoja në disa konvoje, prej ditës së djeshme, kur filluan evakuimet, ka thënë Ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se numri i njerëzve të evakuuar është afro 3 mijë, përfshirë afro 600 kryengritës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button