Solidaritet me Alepon: “Grand Plac”-i në Bruksel sonte gjysmë ore në errësisë
“Grand Plac”-i i njohur në Bruksel sonte gjysmë ore do t’i fikë dritat në shenjë solidariteti me popullsinë e Alepos, transmetuan mediat franceze.
Dritat në sheshin, që është i përfshirë në listën e UNESKO-s të trashëgimisë kulturore botërore, do të mbeten të fikura prej orës 19 deri në orën 19:30 sipas kohës lokale, njoftoi zyra e prefektit.
Do të ndalet edhe muzika, e cila vazhdimisht lëshohet në këtë vend shumë të vizituar në kryeqytetin belg.
Në shenjë solidariteti me banorët e Alepos dje u fikën dritat edhe të Kullës së Ajfelit në Paris.