Kandidatët për deputet të BDI-së, takohen me rininë e Gostivarit

Fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare kandidatët për deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim të Degës së Gostivarit në Zonën numër 6-të e filluan me takimin me rininë e Gostivarit dhe të Forumit Rinor të BDI-së. 

Të pranishëm në këtë takim ishin shefi i shtabit komunal zgjedhor, Nevzat Bejta, kandidatët për deputet Talat Xhaferi, Selvije Saliu, Jamin Sinani dhe Adnan Jashari. 

Shefi i Shtabit komunal zgjedhor të BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta ftoj rininë e Gostivarit që ti bashkëngjiten Forumit Rinor të BDI-së.

“Ju si rinistë të Gostivarit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, do shkoni dhe do i ofroni çdo rinistë dhe do i ftoni që ti ofrohen dhe bashkëngjiten lumit të BDI-së dhe tu bashkëngjitet juve sepse gjithë këtë punë që e bëni, nuk e bëni vetëm për rinistë të Forumit Rinor të BDI-së, por e bëni për rinistët  e qytetit të Gostivarit. Unë në takimet që kam pasur me ju rinistë kam thënë se BDI-ja do të fitoje kësaj radhe në Gostivar, por kësaj radhe si shef shtabi kërkoj që fitorja e BDI-së të jetë fitorja e gjithëve shqiptarëve në qytetin e Gostivarit. Tash e kemi radhën që të sakrifikojmë vetveten tonë që ju si rinistë të Gostivarit të keni një ardhmëri më të mirë dhe ju më punën tuaj që bëni, nuk e bëni për vetën tuaj por e bëni për interesat e gjeneratave të reja që do vinë dhe do ju bashkëngjiten juve si Forum Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim këtu në Gostivar”, tha Bejta. 

Kandidati për deputet Talat Xhaferi tha se tani jemi gati që ti udhëheqim institucionet më të larta të shtetit dhe për ta realizuar konkluzioin e fundit të BDI-së.   

“Për këto 12 vite, Bashkimi Demokratik për Integrim i udhëhequr si në luftë ashtu edhe në paqe nga komandanti i saj, nga lideri Ali Ahmeti vërtetoi se shqiptarët në Republikën e Maqedonisë jo se mund të udhëheqin institucionet, por janë edhe më të suksesshëm prej të gjithëve atyre që i kanë udhëhequr institucionet deri më tani. Neve si BDI kemi dëshmuar nëpërmjet nesh si shqiptarë të Republikës së Maqedonisë se tanimë jemi gati që te realizojmë konkluzat e fundit të BDI-së që shqiptarët tani e tutje të mundet të udhëheqin edhe me institucionet më të larta në Republikën e Maqedonisë, duke përfshirë Presidencën, Kryeministrinë, Parlamentin dhe Gjyqësorin”, theksoi Xhaferi. 

“Bëj thirrje deri të të gjithë ata të rinj që me intelektin e tyre kanë kuptuar vizionin dhe misionin e BDI-s dhe kryetarit Ali Ahmeti, Bashkë më mirë, bashkë më të fortë, bashkë për Evropë, të na bashkëngjiten që të ecim me shpejtë, të ecim drejtë fitores. Ju jeni mosha e rinisë, jeni të fortë me plotë energji, ju jeni e ardhmja e këtij vendi dhe e BDI-së”, tha në fjalën e saj, kandidatja për deputete, Selvije Saliu. 

Lajme të ngjashme

Back to top button