Pendarovski: ‘nuk kam marrëveshje me asnjë parti shqiptare’

Kandidati I LSDM-së për president Stevo Pendravoski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë thekson se qasje e tij gjatë fushatës parazgjedhore që të paraqitet I vetëm nëpër mitingje, dhe në mungesë të personaliteteve të spikatura të partisë së tij, mund të shpjegohet vetëm me faktin se ai dëshiron që secilit qytetar t’i drejtohet me emër dhe mbiemër, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo partiake. 

“Unë nuk përpiqem të bëjë angazhime politike me asnjë parti politike shqiptare, dhe nuk kam ndërmend të bëj një gjë të tillë gjatë fushatës së tanishme. Qëllimi im është t’i drejtohem secilit shqiptar, secilit qytetar me emër dhe mbiemër. Ata mund të jenë anëtar të BDI-së, PDSH-së, ndonjë subjekti tjetër politik, apo të jenë apolitik”, thekson Pendarovski.

Dikujt kjo qasje politike mund ti duket naive, shton ai, “por unë nuk dua t’i përsëris praktikat e këqija të cikleve të kaluara zgjedhore, të organizoj transport të organizuar apo bartje votash, unë nuk kam nevojë për gjëra të tilla. Unë u drejtohem të gjithëve dhe u them, se marrëdhëniet ndëretnike, janë boshti pa të cilin Maqedonia nuk mund të mbijetojë, por duhet të kihet kujdes të madh. Marrëveshja e Ohrit nuk është dokument sikurse çdo dokument tjetër, por është platformë me anë të së cilës duhet të ndërtojmë një Maqedoni të përbashkët dhe nëse kjo u pëlqen qytetarëve shqiptarë, përveç qytetarëve tjetër, unë nuk kam problem”, tha thënë Pendarovski një një intervistë për Radio Evropa e Lirë   

Duke folur për çështjen e emrit, PEndarovski ka thënë se në parim Ivanov pranon ndryshimin e emrit për përdorim ndërkombëtar, pasi Kushtetuta ku bazohet Ivanov, vlen brenda Republikës së Maqedonisë, për sa I përket çështjes së emrit. Ndërkaq përdorimi ‘erga omnes’ që theksoi Ivanov bie ndesh me akvendimine Gjykatës së Hagës, pasi ajo parashikon që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE me reference FYROM. 

Lajme të ngjashme

Back to top button