Kërkimet për avionin e zhdukur, tjetër sinjal nga kutia e zezë

Pas sinjalit të marrë nga anija kineze, një  tjetër mjet lundrues ka marrë një sinjal të dytë nga kutia e zezë që besohet se i përket Boing 777 të Malaysian. 

Sinjali i dytë vjen pas 24 orësh, në të njëjtën zonë, por kësaj radhe ishte më i fortë. Sipas autoriteteve, frekuenca e këtyre sinjaleve përputhet më atë të avionit të zhdukur, më 239 persona në bord, ndonëse të dhënat kërkojnë verifikime të tjera.

Orët e fundit anijet dhe avionët e të gjitha vendeve që janë përfshirë në kërkime janë drejtuar në një zonë kërkimi 1500 kilometra në jug lindje të Perth, ku anije kineze ka percepetuar sinjalet që mendohet të vijnë nga kutitë e zeza.

Edhe pse sërish ka shumë kujdes në deklaratat e dhëna, sepse bëhet fjalë për një thellësi shumë të madhe dhe sinjali mund të perceptohet edhe në distanca shumë të mëdha, fakti që sinjali më i fundit i kapur në të njëjtën zonë është shumë inkurajues.  

Rreth 10 aeroplanë ushtarakë, dy avionë civilë dhe 13 anije do të asistojnë në kërkimet e së dielës për avionin. /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button