Ja se çfarë deklaruan kandidatët presidencial në debatin e mbrëmshëm!

Kandidatët për shef te shtetit, për herë të parë mbrëmë ballafaquan pikëpamjet e tyre në debatin televiziv në TVM. Gjorge Ivanov nga VMRO DOMNE, Stevo Pendarovski i LSDM-së, Iljaz Halimi i PDSH-së dhe Zoran Popovski i GROM, debatuan rreth integrimeve euro-atlantike të vendit, politikën e jashtme, ekonominë si dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Ivanov gjatë debatit të mbrëmshëm shfrytëzoi mundësinë për të përsëritur qëndrimet e ngurta të tij si dhe vijat e kuqe të VMRO DPMNE-së, se emri mund të zgjidhjet vetëm në kuadër të rezolutave të OKB-së, Marrëveshjes së përkohshme dhe aktvendimit të GJND-së.

Për Pendarovskin, çështja e emrit mund të zgjidhet vetëm me konsensus shtetëror, respektivisht të gjithë faktorët duhet të bien dakord se deri ku mund të negociohet me Greqinë, si dhe Maqedonia të vendos vijat e kuqe shtetërore edhe në tryezë më Nimicin. 
Për kandidatin e PDSH-së Iljaz Halimin çështja e emrit kërkon zgjidhje urgjente prandaj ka nevojë për diplomaci me aktive dhe iniciativa më të shpeshta.

Nga ana tjetër për Popovskin e GROM, Maqedonia ka vendosur tani më vijat e kuqe dhe ato janë të njohura për publikun. Sipas tij në opinionin duhet të riaktualizohet formula e dyfishtë si mundësi për kapërcimin e dallimeve me fqinjin jugor për të cilën foli edhe vet Nimic.

Pendarovski i LSDM-së opozitare, kritikoi për dështimin e Maqedonisë që të zhvillojë diplomaci aktive dhe tha se vendi nuk ka marrëdhënie të mira bilaterale me asnjë fqinj, ndërkaq edhe në planin ndërkombëtar vendi sipas tij ka pozitë të keqe, dhe kjo si pasojë e kuadrove partiake që dërgon pushteti dhe jo profesionistëve.

Të pyetur se ku e shikojnë Maqedoninë pas 5 vjetësh, kandidatët presindecial theksuan:
Halimi tha se e shikon Maqedoninë si një vend më stabil me pozicion më të mirë ndërkombëtar, marrëdhënie më stabile ndëretnike dhe ndërfetare, ekonomikisht më të zhvilluar.

Ivanov theksoi se Maqedoninë e shikon si një vend ekonomikisht të suksesshëm dhe një vend i përparuar, anëtar i NATO-s si dhe vend që ka filluar negociatat për anëtarësim me BE-në.
Nga ana tjetër Pendarovski shprehu optimizëm se gjyqësia në vitet në vijim do të çlirohet nga presionet politike, me administratë cilësore, me media të lira, me marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike, vend me mundësi të barabartë për të gjithë.

Popovski nga ana tjetër theksoi se shpreson që do të rikthehet dialogu politik, institucionet do të demokratizohet dhe qytetarët do të kenë besim në to. 

Lajme të ngjashme

Back to top button