‘Partitë të shmangin fyerjet dhe sharjet gjatë fushatës’

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional u bëri thirrje publike të gjithë faktorëve politik në këto zgjedhje që t’u përmbahen rregullave dhe standardeve demokratike, të respektojnë  kushtetutën dhe ligjin, si dhe të krijojnë atmosferë të qetë e demokratike, e cila do të mundësojë mbarëvajtje pozitive të gjithë procesit zgjedhor.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të cilat do të marrin pjesë në këto zgjedhje, qofshin ato parlamentare ose presidenciale, që të largohen nga fjalori i ndytë politik, ofendimet dhe sharjet e ndërsjella, si dhe nga tentimet e ulëta për acarimin e situatës dhe tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike e ndërfetare. Në vend të kësaj, oferta e tyre deri te qytetarët duhet të jenë programet e mirëfillta politike dhe alternativat e shëndosha për ardhmërinë e vendit” apelojnw nga Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional.

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional u bën apel edhe institucioneve shtetërore, përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që t’u garantojnë qytetarëve zgjedhje dhe votim fer dhe demokratik, pa kërcënime dhe shantazhe të natyrave të ndryshme. “Institucionet shtetërore janë të obliguara të garantojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, ku bën pjesë edhe e drejta e zgjedhjes dhe e drejta për t’u zgjedhur”, thuhet ndër të tjera në komunikatën me shkrim të organizatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button