Dika: Zhvillimet në PDSH-në e Strugës shpresë për bashkim

Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika zhvillimet e fundit në PDSH-në e Strugës i kualifikoi si zhvillime pozitive që shkojnë në favor të unifikimit të opozitës shqiptare në Maqedoni,transmeton Strugalajm.

Për Dikën mos bashkimi i opozitës shqiptare ka ndodhur për faj të liderit të PDSH-së gjë që ka sjellë që shqiptarët të qeverisen nga një e keqe e madhe, transmeton StrugaLajm.

”Ne mbështesim aktivitetin dhe veprimin e degës së PDSH-së si një veprim i duhur kah unifikimi i opozitës shqiptare në Maqedoni .Bashkimi i opozitës shqiptare në Maqedoni ka pasur një pengesë dhe ky ka qenë dhe është kryetari i PDSH-së sepse ai ka qenë shkaku që e ka mbajtur në pushtet këtë të keqe të madhe në vitet e fundit te shqiptaret në Maqedoni. Zhvillimet e fundit në Strugë janë premtuese për një zhvillim i cili mund të sjelli bashkimin e elektoratit”, – përfundoi Dika .

Lajme të ngjashme

Back to top button