Kontrolle falas me rastin e Ditës botërore të shëndetit

Me rastin e Ditës botërore të shëndetësisë, 7 Prilli, sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, para Çifte hamamit dhe xhamisë së Murat Pashës, prej orës 9 deri në 14, do të mbahet aksion për kontrolle parandaluese falas për qytetarëve.

Aksionin e organizon Instituti për shëndet publik – Shkup në bashkëpunim me Komunën Çair. Qytetarët mund të bëjnë matjen e sheqerit dhe kolesterolit në gjak, tensionit të gjakut, peshës dhe gjatësisë së trupit, do të jepen këshilla nga ana e një doktori të mjekësisë dhe do të ndahet material  propagandues për stil të shëndetshëm jetësor dhe parandalim nga sëmundjet.

Sipas organizatorëve, qytetarët është e preferuar të jenë të uritur me qëllim të marrjes së vlerave të sakta nga matja e sheqerit dhe kolesterolit. Në ngjarje do të ketë nxënës nga shkollat fillore në Komunën Çair, si dhe ushqim të përgatitur të shëndetshëm “Ushqime nacionale”.

Lajme të ngjashme

Back to top button