Irani kërcënon zyrtarisht Donald Trump me Luftën e Tretë Botërore

Donald Trump ka premtuar se do ta “rishqyrtojë” marrëveshjen që parandalon zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani, që ditën që do të bëhet president, më 20 janar.Dhe sic pritej, Presidenti iranian ,Hassan Rouhani, ka reaguar duke u zotuar se do ta ndalojë planin e Presidentit të zgjedhur për t’i dhënë fund kësaj marrëveshjeje, transmeton Syri.net.

Por tani, ko cështje ka marrë një hije shumë të rrezikshme: Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike ka paralajmëruar se kjo mund të çojë drejt një luftë botërore

“Daily Star” shkruan se Hossein Dehghan ka kërcënuar se do të fshijë nga “faqja e dheut” Izraelin dhe Shtetet e Gjirit,  të tilla si Bahreini, Katari, Dubai dhe anëtarët e tjerë të Emirateve të Bashkuara Arabe , nëse Trump prish marrëveshjen.

Ministri iranian, gjithashtu një ish-gjeneral, ka paralajmëruar se gjakderdhja do të pushtojë të gjithë Lindjen e Mesme dhe do të mbërrijë deri në SHBA dhe Britani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button