KSHZ-ja i aprovoi votuesit në Tiranë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në përputhje me vendimin e Gjykatës Administrative konstatoi votuesit e ‘Pustecit’ të cilët në Tiranë do të votojnë për deputetin e diasporës në zgjedhjet e 27 prillit.

Gjykata Administrative një ditë më parë legjitimoi të gjithë 524 personat që cilët ankimuan vendimin e KSHZ-së të një jave më parë për t’i fshirë këto persona nga regjistri i votuesve për shkak të mos përmbushjes së kushteve për të votuar në diasporë. 

Ky vendim i Gjykatës nxiti debat të ashpër edhe në seancën sotme të KSHZ-së. 

Anëtar i KSHZ-së Vllatko Sajkovski tha se vendimi i Gjykatës dëshmon se kanë pasur tëdrejtë ata anëtarëve që kanë qenë pro regjistrimit të këtyrë personavë për të votuar në Tiranë.
Megjithatë nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi, vendimin e Gjykatës e cilësoi si joserioz dhe me automatizëm ky vendim, sipas tij e bllokon punën e KSHZ-së.

“Të tregoj se vendimi jonë ka qenë i drejtë. Kërkesë për regjistrim, për person dhe këtu shkruan vendbanimi i fundit i regjistruar. Rrugë, numër, vendbanim, komunë nuk ka. Kjo domethënë që vet parashtruesi i kërkesës nuk e ka shkruar. Këtij gjyqi do ti them se me kësisoj kërkesash për regjistrim të votuesve në mënyrë kundër ligjore, nuk mundem të konstatoj se pajtohem me vendimin. Turp ju qoftë këtyre gjykatësve me kësi vendime”, deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e një jave më parë rrëzoi 639 fletëparaqitje të banorëve të Pustecit për votim në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë,pasi këto persona në pasaporta biometrike të Maqedonisë, si adresë të vendbanimit të tyre kanë pasur Shqipërinë. Ndërkaq  në regjistrin zgjedhor, vendbanimi i tyre gjendet në Maqedoni.

Nga ana tjetër KSHZ-ja njoftoi se për votime në diasporë në tre njësitë zgjedhore janë regjistruar 3078 perosna. Megjithatë 170 prej nuk janë miratuar për shkak te mos plotësimit të kushteve ndërkaq 100 nuk figurojnë në listën zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button