Sela tregon çmimin e pjesëmarrjes në Qeveri

Në një video-postim në profilin e tij në Facebook, bartësi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka njoftuar opinionin dhe simpatizantët e tij për kushtet që kjo aleancë i ka për mundësinë e pjesëmarrjes në bisedime për formimin e Qeverisë, shkruan gazeta KOHA.

“Dua të sqarojë apo të demantojë disa element dashakaq dhe një fushatë kundër Aleancës për Shqiptarët. Është shqetësuese për mua që disa mendojnë se mund t’i kenë pronë votuesit dhe verdiktin e votuesve. Aleanca për Shqiptarët me rreth 40 mijë votues, vlerësojmë se nuk i kemi pronë votuesit, por ne jemi në shërbim të tyre, në shërbim të votuesve dhe në shërbim të shqiptarëve, të asaj që ata e votuan dje, një nga një, pa shantazh dhe pa presin. Vota e tyre ishte shërbim për platformën e Aleancës. Kjo Aleancë gjatë gjithë fushatës ka qenë shumë e qartë dhe nuk kemi lëvizur aspak nga ajo që kemi thënë: Ne përcaktohemi për gjuhë shqipe zyrtare në të gjithë shtetin dhe në të gjitha nivelet e shtetit e barabartë me maqedonishten. Aleanca për Shqiptarët është edhe sot dhe do të jetë për buxhet me prerje lokale e rregulluar me Ligj në mënyrë që ndalohet eksploatimi i shqiptarëve. Jemi për dekriminalizimin e shtetit dhe assesi me asnjë kriminel nuk do të kemi asnjë bashkëpunim. Do të vazhdojmë përkrahjen për Prokurorinë Speciale të cilën do të kërkojmë të jetë kategori kushtetuese dhe do të kërkojmë themelimin e Gjykatën Speciale. Gjithashtu, kemi premtuar dhe qëndrojmë akoma që të zgjidhim të gjitha proceset e montuara politike dhe kjo të ndodhë në afat sa më rekord, në mënyrë që të dalin nga burgu, të shpallen të pafajshëm dhe të zhdëmtohen dhe të dëmshpërblehen për çdo ditë burgu me para që kanë kaluar pa faj në burgjet e Maqedonisë. Në të njëjtë kohë, në mënyrë që kurrë të mos përsëriten gjëra të tilla, ne përcaktohemi që të gjithë ato që i mundësuan proceset e montuara politike, pa marrë parasysh nëse janë funksionarë politikë, ministra… të gjithë të burgosen dhe e drejta të kthehet në vend dhe me këtë, kurrë shqiptarët të mos montohen në procese të tilla. Vota jonë është për një nga tre funksionet kryesore të shtetit: kryeministri, presidenti ose kryetari i Parlamentit. Këto janë kërkesat tona dhe jo matematikat dhe interesat personale që dikush do t’i realizojë. Ne do ti qëndrojmë kauzës sonë, sepse Aleanca për Shqiptarët është për kauzën kombëtare dhe jo për boshllëqe politike…”, ka thënë Sela.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button