Ja shansi për të shpëtuar nga Gruevski!

Edhe pse e thyer, e plagosur, e dërmuar përsëri mbeti e gjallë dhe e parë partia qeveritare VMRO e Gruevskit.

Tani fjalën e kanë partitë politike shqiptare, edhe pse me më pak deputetë, por me fuqi të jashtëzakonshme të kërkesava jo vetëm për t’ia thyer atë krenarinë nacionaliste të Gruevskit, por edhe për ta prangosur Prokuroria Speciale e Janevës.

Sipas rezultateve paszgjedhore del se shqiptarët që ia kanë dhënë votat Zaevit nuk paskërkan gabuar, sa mirë do të kishte qenë që LSDM-ja e Zaevit të kishte marrë dhe dy-tre deputetë nga shqiptarë e të bëheshte parti fitimtare e zgjedhjeve, atëherë, që prej sot Gruevski bashkë me Mihallkovin, Jankullovskën e të tjerë do ishin të prangosur për në burg, kështu shpëtuan.

Tani këtë shans të mirë për burgosjen e kësaj klike nacinaliste, të korruptuar të VMRO-së mund ta bëjnë partitë politike shqiptare. Tani shqiptarët e kanë në dorë për të luajtur e hequr zvarë Gruevskin për të gjitha të këqiat që ua ka bërë shqiptarëve në përgjithësi e BDI-së në veçanti.

Shpëtimtar i gjithë kësaj mund të jetë Ziadin Sela! Pse e themi këtë? Derisa Menduh Thaçi pa farë kushtëzimi ia jep mandadet e deputetëve Besës, pse dhe Ziadin Sela mos t’ia jap mandatet e deputetëve Zoran Zaevit për të marrë mandatin e krijimit të qeverisë.

Kjo do ishte një lojë shumë e mençur politike po edhe patriotike e partisë së Ziadin Seles për të eliminuar, shuar e burgosur Zaevi bashkë me Prokurorinë speciale gjithë elitën politike VMRO-Gruevski. Nëse jo kështu, partitë politike shqiptare kanë një variant tjetër, për ta dëmtuar, shkatërruar Gruevskin të bëjnë koalicione qeveritare vetëm me LSDM-në e Zaevit!

Nëse partitë tona bëjnë pazarllëqe të pista  për të shpëtuar Gruevskin antishqiptar, atëherë kjo është më shumë se tradhti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button