Falë diasporës, VMRO-DPMNE është mangë 3 deputet!

Tani më është edhe zyrtare, apelet tona të një pas njëshme që të bojkotohen zgjedhjet në diasporë korrën sukses!

Duam të ua përkujtojmë të gjithëve se mërgata e shqiptarëve të Maqedonisë nuk do të ndalet me kaq, ne tani kemi në plane tjera dhe me kohën do t’i shpalosim ato! Por, ky sistem i votimit në diasporë nuk pranohet, duhet të ndryshohet patjetër edhe atë në koordinim me përfaqësuesit e mërgatës dhe qeverisë së ardhshme.

Këtë kolaps total zgjedhor ne e kemi paraparë dhe e kemi paralajmëruar, kështu që mërgata më nuk do të pranon asgjë ad hok që vjen nga vendlindja por duam që të pyetet dhe të bëhet pjese në vendim marrjes për gjithçka që ka të bën me mërgimtarët.

Numri prej 3 deputetësh nuk korrespondon me numrin e përgjithshëm të mërgimtarëve prandaj ky numër duhet të rritet dhe për mërgimtarët të ketë  10 ulëse në parlamentin e Maqedonisë.

Shfrytëzojmë këtë rast të falënderojmë të gjithë mërgimtarët që bojkotuan këto zgjedhje, ne fituam. Urime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button