Irak, mbi 100 mijë civilë kanë braktisur Mosulin

Më shumë se 103.000 persona janë shpërngulur për shkak të operacionit të ushtrisë irakiane për çlirimin e qytetit të Mosulit nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, njoftuan të hënën autoritetet irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri irakian për Migracionin, Jassim al-Jaff, njoftoi se vetëm të hënën rreth 2.470 civilë kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Shefi i komisionit përgjegjës për riatdhesimin e personave të shpërngulur, Abu Bakr al-Kanaan, theksoi se deri tani rreth 15.000 persona janë kthyer në shtëpitë e tyre në jug të Mosulit.

“Së shpejti në këtë rajon do të kthehen edhe 10.000 persona”, tha për AA al-Kanaan.

Iraku gjendet në një vakum shkatërrues të sigurisë nga mesi i vitit 2014 kur DEASH mori Mosulin, si dhe një pjesë të madhe të territorit në viset veriore dhe perëndimore të vendit.

Forcat irakiane, të ndihmuara nga forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar, më 17 tetor filluan aksionin për çlirimin e Mosulit, bastionin kryesor të DEASH-it, ndërsa që atëherë në pjesën lindore të qytetit ka përleshje të shpeshta me pjesëtarët e organizatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button