Indonezi, 45 mijë të dëmtuar nga tërmeti presin ndihmë

Afërsisht 45 mijë persona të cilët vazhdojnë jetën në kushte të këqija dhe që mbetën pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmetit në rajonin Aceh të Indonezisë janë në pritje të ndihmës, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e tërmetit 6.5 ballë që ndodhi javën e kaluar në zonën Pidie Jaya në Aceh thuhet se 45 mijë persona kanë humbur shtëpitë dhe vazhdojnë jetën e vështirë nëpër çadra apo nëpër xhami.

I dëmtuari nga tërmeti Muhammed Rashid në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “M’u shemb shtëpia në tërmetin dhe cunamin në vitin 2004. Edhe në tërmetin e ndodhur javën e kaluar m’u shemb sërish shtëpia. Në kampet ku qëndrojmë, natën përballemi me ftohtin, ndërsa ditën me të nxehtin ekstrem për arsyen se vendstrehimet ku qëndrojmë janë bërë nga produkte si ato të ngjashme me plastikën”.

Pasi ka tërhequr vëmendjen për kushtet e këqija në kamp Rashid ka thënë: “Banjot dhe tualetet në kamp janë të pamjaftueshëm. Kemi shqetësime për sëmundje për shkak të problemeve të ngjashme të higjenës. Presideni i Indonezisë ka premtuar për një ndihmë 1.500-3.000 dollarë për të dëmtuarit nga tërmeti por është e paqartë se kur do të kryhet kjo ndihmë. Dëshiroj që të marr ndihmën dhe të kaloj në një shtëpi sado e vogël që të jetë”.

Ndërsa një e dëmtuar tjetër nga tërmeti me emrin Hamdani tha: “Kam dy fëmijë. Kam frikë se mos sëmuren. Në kampin ku qëndrojmë dyshemetë janë të mbuluara me plastikë. Natën përballemi me stuhitë. Fëmija im 7 vjeç tashmë ka nisur të dobësohet”.

Pasi ka shpjeguar se presin një zgjidhje Hamdani tha se qeveria duhet të bëjë hapat e duhur dhe se dëshirojnë të ndërtojnë sërish një shtëpi.

Mjekët në kampet e ndërtuara kanë theksuar se çdo ditë e më shumë shtohen ankesat shëndetësore ku kryesisht tek fëmijët vërehen rritje të rasteve si kolla dhe diarrea.

Në tërmetin prej 6.5 ballë që goditi rajonin Aceh të Indonezisë më 7 dhjetor humbën jetën 102 persona ndërsa 45 mijë njerëz mbetën pa shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button