Siri, aktivistët thonë se beteja për Alepon praktikisht ka përfunduar

Beteja për qytetin Alepo në Siri “ka arritur në fund të saj” ka thënë një grup monitorues, derisa forcat qeveritare e kanë vazhduar avancimin e tyre në pjesën lindore të qytetit, që ishte nën kontroll të kryengritësve, transmeton REL.

Rami Abdel Rahman, drejtor i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha sot se kryengritësit janë tërhequr nga 6 lagje të tjera në këtë qytet.

“Beteja për Alepon e ka arritur fundin e saj”, tha Abdel Rahman, duke qartësuar se “është vetëm çështje e një periudhe të shkurtër të kohës”.

Sot më herët gjatë ditës, ushtria e Rusisë tha se forcat e qeverisë së Sirisë e kanë kontrollin në më tepër se 95% të qytetit të rrethuar.

Prej vitit 2012, Alepo ishte i ndarë ndërmjet forcave qeveritare në perëndim dhe grupeve kryengritëse në pjesën lindore të qytetit.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se prej fillimit të ofensivës së forcave qeveritare, me mbështetjen e sulmeve ajrore ruse, më se 2,200 kryengritës janë dorëzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button