Babë e bir sulmojnë policët në Tetovë

Tetovari 54 vjeçar i dehur ka kërcënuar dhe më pastaj edhe i ka sulmuar policët bashkë me djalin e tij 21 vjeçar.

Sipas policisë së Tetovës, kaosi ka ndodhur në rrugën “Ivo Lola Ribar”, pasi disa policë kanë shkuar për të ndërhyrë mbi një raport të prishjes së rendit publik. Policia është përpjekur që ta legjitimojë 54 vjeçarin e dehur, por ai ka refuzuar dhe ka filluar që t’i fyej dhe ta kërcënojë policët. Pas pak kohe është shfaqur edhe djali i tij 21 vjeçar Q.E, i cili gjithashtu kishte filluar ta sulmojë policinë.

SPB e Tetovës njofton se pas pastrimit të plotë të rastit kundër sulmuesve do të ngritet edhe padia penale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button