Prej sot fillon fushata për zgjedhjet parlamentare!

Prej sot fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit. Më 12 dhe 13 prill me vendim të KSHZ-së fushata do të ndërpritet për shkak se përkon me ditën e heshtjes parazgjedhore dhe ditën e votimeve për zgjedhjet presidenciale.

Në garën për 123 ulëset e parlamentit janë përfshirë 1402 kandidatë, në gjashtë njësitë zgjedhore dhe 3 njësitë zgjedhore në diasporë. 

VMRO-DPMNE fushatën promovuese për kandidatët për deputetë do ta zhvilloj nesër në Shkup, LSDM-ja në konventën ditën e diel. BDI veçmë e mbajti Konventën për promovimin e kandidatëve para 3 ditësh ndërkaq GROM të dielën në Kumanovë do t’i promovojë kandidatët e saj.

PDSH ka dorëzuar lista për NJZ 1,2,3,5,6,7 dhe 8, RDK për NJZ 1,2,5,6 dhe 7, PPD për Njësinë e gjashtë zgjedhore, koalicioni për Maqedoninë Pozitive në NJZ 1, 2, 3, 4,5 dhe 6, koalicioni Dinjitet për Maqedoninë në NJZ 1,2,3,4,5,6 dhe 8, VMRO-PP në NJZ 1,2,3,4,5,6, LNM në NJZ 1 2,3,4,5, LSDM dhe koalicioni në NJZ 1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9, PSDM në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6, PPE në NJZ 1 dhe 2, PIE në NJZ 1,2,5 dhe 6, koalicioni GROM në NJZ 1,2,3,4,5 dhe 6, VMRO – DPMNE dhe koalicioni në NJZ 1,2,3,4,5,6,7, 8 dhe 9 dhe BDI në NJZ 1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9. 

Partitë politike garuese në këto zgjedhje do të garojnë në këtë radhitje: 

Numrin 1 do ta mbaj LSDM-ja; 2 PDSH-ja; 3 Dinjiteti; 4 BDI-ja; 5 VMRO-DPMNE; 6 RDK; 7 Lëvizja Popullore Maqedonase; 8 Opsioni Qytetar Maqedonas; 9 Aleanca për Maqedoni Pozitive; 10 VMRO-Popullore; 11 Partia Social Demokrate; 12 Partia për ndryshime ekonomike; 13 Partia për Prosperitet Demokratik dhe 14 Partia për Ardhmëri Evropiane.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato paralemntare do të monitorohen nga 3292 vëzhgues vendor dhe 256 të huaj.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button