Ivanov premtoi zvogëlim të papunësisë në Kumanovë

Si president e mbrojta dhe do ta mbroj unitetin shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Jam president i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare ose ndonjë përkatësie tjetër. Atë e bëra dhe do të vazhdoj ta bëj.

Këtë e theksoi kandidati për president i koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” Gjorge Ivanov në mitingun në Kumanovë.

Ivanov theksoi se ka punuar me mund ta arsyetojë besimin që e ka fituar nga qytetarët. Pret të përsëritet përkrahja që e ka marrë në Kumanovë para pesë viteve, sepse, theksoi funksioni nuk e ka ndryshuar dhe e ka plotësuar programin e premtuar.

Duke u kthyer në zhvillimin e shtetit, që, sipas tij, është rezultat i përkushtimit të përbashkët me Qeverinë vlerësoi se me reforma të mundimshme është krijuar klima e biznesit me tërheqjen e investimeve të huaja.

Motiv i madh, sipas tij, të vazhdohet me tempo ende më të madhe me punë, është zvogëlimi i papunësisë dhe 120.000 vende të reja pune të hapura.

Para banorëve në Kumanovë Ivanov porositi se edhe krahas bllokadave nga fqinji jugor Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në anëtarësimin në NATO dhe në BE. 

Lajme të ngjashme

Back to top button