Tetovë, zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të rregullt (FOTO+VIDEO)

Raportuesi i Portalbit nga terreni, njofton se situata në Tetovë deri më tani ka qenë e qetë dhe procesi zgjedhor është zhvilluar sipas rregullave, raporton Portalb.

Anëtari i Komisionit të Zgjedhjeve, në vendvotimin 1979, për Portalb, deklaron se votimi ka filluar në kohë dhe se nuk është regjistruar asnjë incident.

“Deri më tani ka qenë gjithçka në rregull. Votimi ka filluar në kohë, presim që deri në fund të vazhdojë kështu”, deklaroi Ajdini për Portalb.

Edhe qytetarët deklarohen se shprehja e të drejtës së votës po zhvillohet ashtu siç duhet.

“Kemi besim se duhet të ndryshojë. Zgjedhjet janë të lira, mendoj se duhet të ndryshojë që të vijë ndonjë opozitë e re”, thotë një qytetar nga Tetova.

“Unë tani votova, gjithçka ishte në rregull dhe presim punësime të reja dhe shumë sende të mira për shqiptarët”, deklaroi Shabani.

15451280_182282888905158_1448661011_n

15451108_182282868905160_895147919_n

15450944_182282978905149_472029502_n

15416064_10211541913286132_859010611_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button