LIVE në çdo minutë: në Maqedoni mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016

Sot Maqedonia nga ora 07 deri në 19.00 voton për zgjedhjet e parakohshme patlamentare të 11 dhjetorit 2016, njofton Portalb.mk. Në zgjedhje do të marrin pjesë 11 subjekte politike: 6 parti dhe 5 koalicione me 58 lista për deputetë me 1092 kandidatë.
Për gjithë procesin, Portalb.mk me gazetarët në terren dhe në studio, do t’ju informojë me kyçje të drejtpërdrejta – online në faqen tonë të Facebook-ut. Na ndiqni!

18: 50 – MPB: Parregullsi të reja, madje kërcënime me armë

18:42 – KSHZ tregon numrin se sa persona kanë votuar nga diaspora

18:15 – Maqedoni, ja sa është dalja e votuesve deri më 17:00 në çdo njësi zgjedhore (FOTO)

17:15 – Dizhon, shtetas të Kosovës kërcënojnë votuesit

16:54 – CIVIL: Në Saraj rast i mbushjes së kutive

16:10 – Arrestohet një person në Tetovë: Fotografoi votën

15.30- Denoncime nga qytetarët të cilat kanë probleme me fshirjen pa bazë nga listat zgjedhore

15:15 – Tetovë, zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të rregullt (FOTO+VIDEO)

15:10 – “MOST”: Regjistrohen shkelje të reja të procesit zgjedhor

14:50 – MPB: Deri në orën 13.00 janë regjistruar disa incidente të vogla

14:45 – Krahasim, ja si është përqindja e daljes në votim në vitin 2014 dhe tani në njësinë 6

14:15 – Kumanovë, gjatë pasdites pritet të ketë më shumë dalje të votuesve (FOTO)

13:00 – Ivanov: Sonte t’i urojmë fituesit, të mposhturit ta njohin legjitimitetin e të zgjedhurve

12:30 – Ja si rrjedhë procesi i votimit në qytetin e Kumanovë (FOTO+VIDEO)

12:23 – ‘MOST’: Agjitacion, fotografohen vota, bëjnë publike votën

12:00 – Civil shpalos parregullsitë në vendvotime

11:45 – OSBE: Rezultatet preliminare nga vëzhgimi do të dalin nesër

11:30 – KSHZ deri në orën 10, dalja e votuesve është 9.49%

11:15 – Maqedoni, ja sa është dalja e votuesve deri më tani në çdo njësi zgjedhore (FOTO)

11:10 – Kthehen votuesit e Haraçinës, nuk janë në listën zgjedhore

11:00 – Shkup, arrestimi i parë për parregullsi zgjedhore

10:00 – “MOST”: Dy votues e kanë fotografuar votën

09:00 – Qytetarët mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore në zyrat e Avokatit të Popullit

08:00 – Më shumë se 600 të burgosur s’kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre për votë

07:00 – Hapen kutitë, votohet qetë dhe pa pengesa në 3.526 vendvotime

Rikujtojmë se heshtja zgjedhore vazhdon dhe në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Kush mund të votojë?

Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në certifikatën nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi kryhet personalisht.

Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i kontrollohet gishti i madh i djathtë me UV llambë që të shihet nëse ka gjurmë nga UV spërkatësi pa ngjyrë, pastaj bëhet kontroll i dokumenteve për identifikim personal dhe ai nënshkruhet në certifikatën nga Lista zgjedhore. Pastaj anëtari i bordit zgjedhor i jep fletëvotim  në të cilin në pjesën e përparme duhet të vuloset. Para se të drejtohet votuesi te paravani për votim spërkatet me spërkatës pa ngjyrë.

Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente tjera si patenta e shoferit, libreza shëndetësore, legjitimacion i nxënësve dhe studentëve etj.

Për herë të parë në këto zgjedhje, certifikatat nga Lista zgjedhore do të përmbajnë edhe fotografi nga votuesit. Fotografitë personale do të jenë në formë si të letërnjoftimit ose pasaportës. Në certifikatë nga Lista zgjedhore do të shtypet fotografia nga ai dokument i cili është me datë më të re të dhënies. Sipas udhëzimeve të KSHZ-së gjatë konfirmimit të identiteti personal, votuesi është i obliguar para bordit zgjedhor të prezantohet në mënyrën në të cilën është prezantuar në fotografinë në dokument për identifikim personal. Përfaqësuesit e parashtruesve të listave dhe vëzhguesit e akredituar mund nga afër ta ndjekin konfirmimin e identitetit të votuesit.

Përderisa konfirmojnë se votuesi nuk është në certifikatat nga Lista zgjedhore, anëtarët e bordit zgjedhor (BZ) janë të obliguar në sektorin kompetent rajonal të KSHZ-së dhe ta vizitojnë faqen e internetit https://izbirackispsiok.gov.mk/ që të kontrollohet nëse ai është regjistruar në Listën zgjedhore dhe përderisa është, në cilin vend mund të votojë.

Nëse votuesi i cili gjendet në Listën zgjedhore është analfabet ose është me pengesa në zhvillim ai do të vendos shenjë nga gishti i madh i djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në certifikatën nga Lista zgjedhore.

Nuk guxon të votojë votuesi i cili do të refuzojë të nënshkruajë në Listën zgjedhore dhe i cili nuk do të lejojë t’i vendoset spërkatës pa ngjyrë.

Votohet pas paravanit për votim, me rrethimin e numrit rendor para parashtruesit të listës së kandidatëve edhe atë vetëm me stilolaps me ngjyrë të kaltër. Përderisa votuesi gabon nuk do të marrë fletëvotim tjetër. Fletëvotimi i palosur vendoset në kutinë zgjedhore. Nuk guxon të lejohet që votuesi ta lëshojë vendvotimin pa e vendosur fletëvotimin në kuti.

Pas një paravani për votim është e lejuar të ketë një votues përveç në rast kur votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me aftësi të kufizuara dhe analfabetizëm sipas Kodit zgjedhor kanë të drejte me vete të marrin një person i cili do t’ju ndihmojë gjatë votimit.

Votimi familjar dhe grupor dhe votimi në emër të tjetrit është i ndaluar

Prishja e sekretit të votimit është vepër penale në Republikën e Maqedonisë. Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e sekretit të votuesve. Është e ndaluar edhe votimi grupor dhe votimi në emër të tjetër kujt. Anëtarët e bordeve zgjedhore janë të obliguar t’i pengojnë tentimet eventuale për prishjen e sekretit të votimit. votimi familjar dhe grupor në emër të tjetër kujt do të thotë shkelje e të drejtës zgjedhore paraqesin bazë për prishjes së sekretit të votimit dhe mund të sjellin deri në anulimin e zgjedhjeve.

Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të përpunojë kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një mijë deri në tre mijë euro në kundërvlerë të denarit. Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

Votimi përfundon në orën 19:00

Vendvotimi mbyllet në orën 19:00, ndërsa personat të cilët kanë qenë në objekt do t’ju mundësohet të votojnë.

Ndërprerje të votimit mund të ketë përderisa në vendvotim prishet rendi derisa ai nuk vendoset, në rast të motit të keq dhe rrethanave tjera të jashtëzakonshme, nëse kalimin deri te vendvotimi nuk e siguron policia dhe për këtë ka pasur nevojë dhe përderisa policia është thirr dhe nuk i është përgjigjur thirrjes.

Përderisa votimi ndërpritet më herët se një orë kjo nuk vazhdon pas orës 19:00, por nëse është ndërprerë më gjatë se tre orë nuk vazhdon të njëjtën ditë.

Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave, vëzhguesit dhe votuesit në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet nuk guxojnë të shfrytëzojnë telefon celular, aparat ose mjete tjera për të fotografuar fletëvotimin. Bordi zgjedhor mund ta largojë nga vendvotimi çdo person i cili nuk i përmbahet kësaj ndalese.
Të shtunën votoi diaspora, të sëmurët dhe të burgosurit ndërsa të mërkurën, siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, kanë votuar 325 anëtarët e Këshillave Zgjedhorë.

Numërimi i votave

Procesverbale dhe materialet tjera zgjedhore, bordet zgjedhore e dorëzojnë deri te KZHK-ja në afat prej pesë ore pas përfundimit të votimit. KZHK-ja kompetente i grumbullon rezultate nga votimi, përbën procesverbal dhe ia dorëzon KSHZ-së.

KSHZ-ja rezultatet e para nga votimi të marra përmes rrugës elektronike i publikon rradhazi, ndërsa rezultatet nga procesverbalet nga KZHK-ja në afat prej 12 ore pas përfundimit të zgjedhjeve.

KSHZ-ja, rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet i publikon në afat prej 24 ore nga dita e përfundimit të tyre.

Ankesa

Çdo parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën për votim, grumbullimi dhe konfirmimi i rezultateve nga votimi mund të parashtrojë paraburgim deri te KSHZ-ja në afat prej 48 ore pas përfundimit të votimit gjegjësisht publikimi i rezultatet e para. KSHZ-ja është i obliguar të vendos përmes kundërshtimit në afat prej 48 ore pas pranimit.

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi deri te Gjykata administrative, në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrata e Republikës së Maqedonisë, megjithatë, pas ankesës është i obliguar të sjell vendim në afat prej 48 ore pas pranimit të saj.

Çdo votues të cilit i është shkelur e drejta në procedurën e zbatimit të votimit mund të parashtrojë ankesë deri te KSHZ-ja në afat prej 24 ore. KSHZ-ja është e obliguar në afat prej katër ore pas pranimit të sjell vendim.

Kundër vendimit-të KSHZ-së, votuesi mund në afat prej 24 ore pas pranimit të parashtrojë ankesë deri te Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë, e cila megjithatë pas ankesës është i obliguar të sjell vendim në afat prej 48 ore pas pranimit të saj.

KSHZ-ja mund përmes detyrës zyrtare ose pas ankesës së parashtruar, me vendim e anulon votimin në vendvotimin në rastet e caktuara të konfirmuara me Kodin zgjedhor.

Kundër vendimit me të cilin anulohet votimi mund të parashtrohet ankesë deri te Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë në afat prej 24 ore nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë është e obliguar pas ankesës të veprojë në afat prej 72 ore pas pranimit të saj. Votimi i sërishëm në vendvotim ku është anuluar mbahet 14 ditë nga dita e votimit të parë.

KSHZ i publikoi oraret e konferencave për shtyp

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i ka publikuar orarin e konferencave për shtyp, që do t’i mbajnë sot dhe nesër në hapësirat e tyre.

Sot KSHZ mbanë konferencë në ora 12:00, në të cilën do të flitet për logjistikën e ditës së votimit, ndërkaq për nesër janë caktuar tre konferenca për shtyp. E para do të jetë në ora 11:00, e dyta 14:00, ndërkaq e treta në ora 18:00. Prej orës 19:00  andej, do të deklarohen rezultatet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Konferencat për shtyp do të jenë të hapura për mediat e brendshme dhe të jashtme, vëzhguesit e akredituar të brendshëm dhe të jashtëm, por edhe për personat e autorizuar”, thonë nga KSHZ.

Të shtunën votoi diaspora, të sëmurët dhe të burgosurit ndërsa të mërkurën, siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, kanë votuar 325 anëtarët e Këshillave Zgjedhorë.

Nëse i bëni këto veprime gjatë zgjedhjeve, do të dënoheni me burg ose me para

Dënime të larta me para dhe burg parashihet për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor të 11 dhjetorit të këtij viti, njofton Portalb.

  • Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon për të votuar, mbajtje të armës dhe detyrim për votim.

  • Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 300 deri më 100 euro.

  • Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotimin.

  • Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një 1.000 deri në 3.000 euro.

  • Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.

  • Dënime të mëdha me para Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe për mediat të cilat nuk i përmbahen Kodit Zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button