Thaçi: Njëmbëdhjetë dhjetori është datë për ndryshime

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sonte në sheshin e qytetit në Kumanovë mbajti tubimin përfundimtar në të cilin u prezantuan kandidatët për deputetë nga Njësia e dytë zgjedhore dhe bartësi i listës, Orhan Ibrahimi.

Lideri i partisë, Menduh Thaçi para qytetarëve të Kumanovës dhe Likovës porositi se 11 dhjetori është datë për ndryshime.
“Nëse PDSH-ja vjen në pushtet do të luftojë për të gjithë individualisht, edhe për ata të cilët nuk do të votojnë për ne. Prioritet për PDSH-në që nga dita e parë do të jetë Kumanova, sepse qyteti e meriton atë pas ngjarjeve të majit të vitit të kaluar”, tha Thaçi, dhe me këtë rast i akuzoi oponentin politik, BDI-në.

Bartësi i listës së PDSH-së nga Njësia e dytë zgjedhore, Orhan Ibrahimi e kërkoi votën e qytetarëve, sepse, tha më 11 dhjetor është dita kur vota për PDSH-në do të thotë investim dhe vende pune për të gjithë në Kumanovë. Do të thotë edhe kthim të dinjitetit të shqiptarëve dhe theksoi se asnjërin nuk do të shohin si armik.

Para të pranishmëve në tubimin e sotëm në Kumanovë ka folur edhe Henri Xhons nga Partia Republikane e SHBA-së dhe kandidatët për deputetë Halil Kurtishi dhe Teuta Sabedini, të cilët premtuan prosperitet ekonomik, arsim më të mirë dhe infrastrukturë për qytetarët e Kumanovës dhe Likovës./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button