Tetovë, vidhen 20 mijë euro nga një shtëpi

Persona tani për tani të panjohur i kanë vjedhur një sasi të madhe të arit dhe pistoletë me sinjal nga shtëpia e 78 vjeçarit. Dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë  deri në 20 mijë euro, informoi zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski.
 
Sipas informacioneve të policisë, vjedhja e rëndë është kryer të enjten mes orës 19:30 dhe 22:30 derisa në shtëpi nuk ishte askush.

“Hajnat fillimisht e kanë thyer dritaren e bodrumit dhe kanë hyrë në dhomën e fjetjes në katin përdhes, duke marrë çantë femre në të cilën ka pasur ari, qostek, zinxhirë, unaza dhe pistoletë me sinjal Ekol Aras kompakt për të cilën kishte pas edhe leje për posedim. Dëmi i përgjithshëm sipas pronarit është rreth 20 mijë euro”, sqaroi Josifovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button