RDK hap shtabet zgjedhore në Kumanovë

Dje, me u bë hapja e shtabit qendror të RDK-së në qytetin e Kumanovës. Në prezencë të shumë anëtarëve dhe aktivistëve nën udhëheqjen e koordinatorit të shtabit, Fatri Saliu, u bë hapja e shtabit qendror komunal në Kumanovë.

Njehe rit ky shtab do të jetë edhe shtabi qendror prej ku do të menaxhohen edhe shtabet tjera nëpër nëndegët e RDK-së në komunën e Kumanovës. Gjithashtu prezent ishin edhe kryetari i degës së RDK-së në Likovë, Juksel Iseni, dhe këshilltari i RDK-së në Këshillin e Komunës së Likovës, Gazmend Saiti, të cilët i informuan të pranishmit rreth atmosferës parazgjedhore në Komunën e Likovës dhe paralajmëruan hapjen e shtabeve të RDK-së nëpër fshatrat e Komunës së Likovës ditëve në vijim.

Fokus të veçantë gjatë takimit ishte edhe përgatitja për konventën e RDK-së e cila për herë të parë do të mbahet në qytetin e Kumanovës, ku nga të gjithë të pranishmit kjo u cilësua si një privilegj dhe nder i cili i bëhet qytetit të Kumanovës në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button