Nesër fillon fushata për zgjedhjet parlamentare

Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 27 prill fillon nesër. Më 12 dhe 13 prill, për shkak të raundit të parë nga zgjedhjet presidenciale fushata do të ndërpritet, sipas vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). 

Në garën për 123 vende deputetësh në gjashtë njësi zgjedhore në vend dhe tre jashtë vendit janë1.402 kandidatë në 14 lista të parashtruara prej pesë koalicioneve dhe nëntë partive politike. VMRO-DPMNE nesër mbrëma fushatën do ta fillojë me tubim në Shkup, LSDM-ja me Konventën gjithashtu në Shkup të dielën , BDI veç më e mbajti Konventën për promovimin e kandidatëve, GROM të dielën në Kumanovë do t’i promovojë kandidatët e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button