Seul: Parlamenti e miraton shkarkimin e presidentes Park

Deputetët në Korenë Jugore e kanë miratuar shkarkimin e presidentes, Park Geun-hye, njofton REL.

Rezultati i votimit parlamentar ishte se 234 deputetë votuan në favor të shkarkimit, ndërsa kundër kanë votuar 59 të tjerë. Në mesin e deputetëve që votuan në favor të shkarkimit kishte edhe nga partia e presidentes.

Më këtë votim, parlamenti ia merrë autoritetin presidentes dhe atë ia transferon kryeministrit, Hwang Kyo-ahn.

Gjykata Kushtetuese tani duhet të marrë vendim nëse do ta largojë përfundimisht Park nga detyra apo ta kthejë atë në atë pozitë.

Vendimi pritet brenda 30 ditësh.

Nëse gjykata e miraton vendimin e parlamentit, Park do të bëhet liderja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike e Koresë Jugore, që e largojnë nga detyra.

Ajo akuzohet për abuzim me pushtetin dhe ndihmën e dhënë një shoqeje të ngushtë për të zhvatur para nga kompanitë e Koresë së Jugut.

Akuzat kanë nxitur protesta masive që disa javë nëpër rrugët e Seulit dhe qytetet e tjera të këtij shteti duke kërkuar largimin e saj nga posti i presidentes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button