Asad: Fitorja më Alepo është e rëndësishme, por nuk do të thotë fund i luftës

Presidenti sirian Bashar al Asad deklaroi se fitorja që po afrohet në Alepo është e rëndësishme, por se ajo vetvetiu nuk do të thotë edhe fund i luftës në Siri.

“Është e sakt[ se Alepo do të ejtë fitore për ne, por duhet të jemi realistë – kjo nuk do të thotë fund i luftës”, deklaroi Asad në intervistë për gazetën siriane “Al Vatan”, duke shtuar se, megjithatë, fitorja në frontin në Alepo paraqet “hap të rëndësishëm” drejt vënies fund të përplasjeve ushtarake.

Sipas presidentit sirian, “terroristë tani ka çdokund”.

“Madje edhe nëse përfundojmë me Alepon, do të vazhdojmë me luftën tonë kundër terroristëve”, theksoi Bashar al Asad.

Kryengritësit paraprakisht kërkonin armëpushim pesëditor, për, siç pohuan, evakuim të civilëve, pas tërheqjes së tyre nga vatra e fuqishme e deritanishme, Qyteti i vjetër në Alepo.

Forcat qeveritare dhe Damasku e refuzuan kërkesën e tillë. Ata disa herë deri më tani i akuzonin kryengritësit se çdo armëpushim apo ndërprerje të zjarrit, e shfrytëzojnë për rigrupim të xhihadistëve dhe për ripërtëritje të armatimit.

Forcat siriane vazhduan me ofensivën e vet në pjesën lindore të Alepos, ndërsa vëzhguesit e huaj në Damask vërejnë se i tërë operacioni po zhvillohet shumë më shpejtë se sa që pritej.

Analistë ushtarak vlerësojnë se në pjesën lindore të qytetit, mbesin vetëm xhihadistët e grupit Nusra Front, i cili është i lidhur me Al Kaedën dhe ata kryengritës të cilët iu bashkangjitën ndërkohë.

Ata paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga qyteti dhe se do t’i vazhdojnë luftimet me forcat qeveritare.

Autoritetet siriane të gjithë ata i trajtojnë si terroristë, me të cilët nuk dëshirojnë as të negociojnë, e as të dakordohen për armëpushim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button