Së bashku kundër dhunës ndaj grave

Po e filloj me një thënje ,, Gratë janë gjysma e popullates  dhe njëkohësisht  edukatore të  gjysmës tjetër,, por fatkeqësisht janë  më shumë viktima të dhunës .

Dhuna në familje , paraqitet në forma të ndryshme  zakonisht ajo përdoret ndaj grave si gjinia me e bute ,qoftë ajo nënë , grua apo vajzë . Ajo manifestohet në  forma të ndryshme si psiqike emocionale ,fizike deri në abuzim seksual . Kjo dukuri është përhapur në gjitha vendet e botës e normal edhe në vendin tonë .Ajo po përhapet çdo ditë e më shumë si  shkak i rritjes së problemeve sociale , shtimit të varfërisë  e papunsisë  , dhe në përgjithësi gjendjes së vështirë ekonomike . Kërkesat e shumta  të anëtarëve të familjes  dhe pamundësia për ti përmbushur ato  janë edhe një shkak për zënka  dhe shtim të dhunëas në familje, dhunës ndaj grave, bile edhe deri tek dhuna fizike. Kjo dhunë eshtë edhe më problematike kur përdoret dhe manifestohet edhe tek fëmijët sidomos meshkujt ,sepse  fëmijët meshkuj  mund vazhdojnë  sjelljen e babait .

Duke i marrë parasysh të dhënat statistikore  viktima më të mëdha të dhunës janë gratë .Sipas të dhënave të fundit në RM  cdo e dyta  grua është viktimë e dhunës psiqike  , ndërsa çdo e katërta  është viktimë e dhunës fizike , kurse sa i përket dhunës seksuale  është temë   e veçantë sepse për shkak të mentalitetit  shumë rrallë flitet për të .

Tek femrat e dhunuara seksualisht problemi është edhe më i madh sepse ajo shumë vështirë do të kthej besimin  tek  vetja por edhe  ti kthehet jetës normale  apo edhe të krijoj  besim tek  partneri i ardhëshëm .

Situata edhe më alarmante bëhet  kur dhuna paraqitet pas dyerve të mbyllura  ,në familje ,pikërisht aty ku  njeriu duhet të jetë më i sigurtë. Zakonisht dhunën e bëjnë burrat , rrallë herë gratë . Por sa ajo dhunë  paraqitet është ?

Kjo dhunë të shumtën e rasteve  nuk paraqitet për shkak të  turpit nga rrethi , varësia ekonomike e gruas nga burri , ruajtja e nderit të familjes  dhe kryesisht gruaja është ajo e cila vuan më së shumti.

Shkaku kryesor i praqitjes së dhunës në familje është pranimi i pozitës së nështruar  të  gruas  në familje.

Dhe bëhet pyetja kur filloi  ky  nënshtrim  apo heshtja e  gruas : kur është vajzë , ti duhet të  heshtësh se je vajzë , kur bëhet nuse –ti duhet të  heshtësh  se je nuse , kur bëhesh  vjehërr – ti hesht se nuk di  dhe kështu jeta e femrës  dhe shkelja e të drejtave të saj mbaron me heshtje .  Kjo ishte mënyra patriarkale e të meduarit  që në disa vende  ende ekziston si e tillë . Fatmirësisht me shkollimin  dhe edukimin e  gjeneratave të reja  këtë situatë e ka ndryshuar , por nuk mund të themi se  dhuna ka mbaruar ,ajo është prezente  edhe tani.

Në kohën moderne  kemi  kemi dhe ekziston  dhunë moderne . Kjo dhunë moderne  paraqitet në formën e dhunës psiqike :

Çfarë është ajo : kufizim i lëvizjes  , kufizim apo përzierje në veshjen apo dukjen e saj , zënka të shpeshta , pse shkove , pse nuk më pyete etj .  A duhet ti mësojmë partnerët tonë që të sillen ashtu ndaj nesh  apo në kohë duhet që edhe femra të jetë vetvetja dhe t ia tregojë disa rregulla partnerit të saj për të pasur një jetë të lumtur  të përbashkët dhe për të ndërtuar një familje të shëndoshë të bazuar në besim të ndërsjelltë .

Sa i përket aspektit etnik  sipas  statistikave të fundit shtetërore për rastet e paraqitura të dhunës , në numër më të madh si viktima të dhunës paraqiten gratë maqedone , pastaj gratë shqiptare , dhe më pas ato rome dhe të tjera. Fatmirësisht tek gratë shqiptare  shihet rënje  e paraqitje së dhunës . dhe bëhet pyetja  a me të vërtetë është zvogluar dhuna apo  e njejta nuk paraqitet  dhe heshtet. Unë vërtet dua të besoj  se është zvogluar …

Ana ligjore

Sipas ligjeve të RM  çdo individ ka të drejtë të mbrohet me ligj nga çdo lloj dhune . Sipas ligjit personat që përjetojnë dhunë duhet  të paraqesin rastin  në polici dhe më pas të vazhdojë proçesi juridik për mbrojtjen e viktimës. Në  këto raste organizatat e grave  që merren  këtë problematikë  luajnë një rol të rëndësishëm  në ofrimin e ndihmës  viktimave të dhunës , sigurimin e  avokatit pa pagessë  si dhe strehimin e tyre  në qendrat strehuese për viktima të dhunës . Këto qendra ekzistojnë në shtetin  tonë dhe janë të përkrahura nga OJQ  dhe nga shteti  ose MPPS , normalisht  këto qendra mbahen sekrete për shkak të mbrojtjes së viktimave . Viktimat aty mund të qëndrojnë deri në 6 muaj ose edhe  1 vit ku  do t ju ofrohet vendqëndrim , mbrojte shëndetësore , në raste specifike edhe punësim për gratë apo edhe vazhdim i shkollimit të fëmijëve   deri në vendimin përfundimtar të gjygit .

RM  ka hartuar edhe një Strategji nacionale  për mbrojtje  dhe parandalim  nga dhuna në familje  në vitin (2012 – 2015 )

Kjo strategji ka për qëllim :

  • Ngritjen e vetëdijës së të kuptuarit të dhunës si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

( kjo bëhet nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme nga ana e të dyja gjinive , si mbajtja e tribunave , emisioneve TV me mesazhe, psh,,  Burri i vërtetë nuk e rrah gruan ,, ose

,, Kyçu dhe shkyçe dhunën ,, (2016)

Shpërndarja e fletushkave  për parandalimin e dhunës etj.

  • Zbulimi dhe parandalimi i dhunës në familje
  • Rritja e sigurisë dhe mbrojtja e viktimave nga nga ana e shtetit , duke ju ndihmuar atyre në socjalizimin  e tyre , punësim , mbrojtje shëndetësore , sigurim i një vendi të sigurtë për  viktimën deri në zgjidhjen e qështjes  dhe
  • Hetime efikase .
  • Rreziku – mosbashkëpunimi mes palëve në konflikt dhe mospasja e mjeteve të nevojshme .

Dhuna ekonomike- Kjo dhunë zakonisht vjen nga  pabarazia gjinore ,ose nga varësia ekonomike , sepse gratë janë më pak të punësuara  dhe janë të detyruara të durojnë dhunën sepse varen nga burri. Në anën tjetër gratë në kohën moderne kanë filluar të punojnë por po durojnë dhunën  dhe keqpërdorimin nga ana e punëdhënësve, fatkeqësisht  në mungesë të sindikatave të mirfillta që do të mbronin të drejtat e punëtorëve e sidomos të grave . Ato shpeshherë punojnë jashtë orarit të punës edhe vikendeve  në kushte shumë të vështira  për një rrogë as minimale sipas ligjit ,por nuk guxojnë të ngrejnë zërin kundër këtyre padrejtësive për të mos humbur adhe atë pagë mujore  sado e vogël që është dhe kënaqen edhe me atë që e kanë . Pra gruaja po duron dhunë të dyfishtë  në familje dhe në punë , e të mos flasim për stresin e përjetuar dhe pasojat që vijnë pas.

Dhuna politike – Jemi në kampanjë zgjedhore –  Sa e sa gra janë të detyruara të shkojnë në tubime partiake , vetëm për të mos humb vendin e punës , sa e sa gra kanë qenë të kërcënuara , të keqpërdorura  e të shantazhuara për vendin e punës vetëm  pse nuk kanë pranuar të jenë dashnorja e punëdhënsit , drejtorit, ministrit apo edhe ndonjë bashkëpartiaku të tij . Fatkeqësisht gratë po e vuajnë dhe po e perjetojnë këtë situatë të vështirë në një shtet të  quajtur ,, demoktatik,,  por në fakt është një shtet  byrokratik ku njeriu  nuk ka asnjë vlerë dhe është vetëm vegël në duart e shtetit e të pushtetit për arritjen e qëllimeve të tyre. Gratë nuk janë vetëm numra , ato  kanë  vlera dhe duan  vendin e merituar në shoqëri .Ato nuk duhet të kërkojnë  lëmoshë nga askush , por vetëm rrespektin   dhe realizimin  e të drejtave njerëzore si të drejta edhe të grave.

Është  koha gjithë së bashku  ti themi ,, Jo dhunës në familje , jo dhunës ndaj grave , jo dikriminimit e nënshtrimit , jo dhunës ekonomike e politike dhe gjitha  padrejtësive ndaj grave .

*Autorja është kryetare e Shoqatës për të drejtat njerëzore të grave “BESA2003” Kumanovë

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button