Bilall Kasami: kush kërcënon shqiptarët, pas 11 dhjetorit do të përgjigjet

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, gjatë tubimit të sontëm në Gostivar, ka bërë thirje për ndërprerje të menjëhershme të tentimeve për presion, frikësim dhe shantazhimt ë shqiptarëve, qoftë atyre në administratë apo në vende të tjera të punës. Kasami paralajmëroi se pas 11 dhjetorit, të gjithë ata që kanë bërë presion mbi qytetarët do të dalin para drejtësisë, ndërsa shtoi se shqiptarët tanimë kanë një mburojë dhe një shpresë, koalicionin “Rilindje me Besë”. Ai para qytetarëve të Gostivarit, tha se më 12 dhjetor shqiptarët do të zgjohen të çliruar dhe me një shpresë të re për jetë, raporton SHENJA.

“Pas 11 dhjetorit, që këtu nga Gostivari ju drejtohem, të gjithë drejtuesve të institucioneve qëndrore dhe komunale, ju drejtohem me një apel që ta ndalin shantazhimin e nënpunësve shtetërorë, të mos lejojnë që njerëzit nga nëntoka e tyre ti shantazhojnë nënpunësit, sepse pas 11 dhjetorit gjithnjëri prej tyre do të del para drejtësisë. E kan të qartë se të gjithë, se mjekët, afaristët, rinia dhe të gjithë tanimë kanë një shpresë, kanë një mburojë, ajo është koalicioni “Rilindje me BESË”. Prandaj e kanë të kotë kërcënimin, shantazhimin dhe tentimin për ti blerë votat sepse shqiptarët nuk shiten, shqiptarët tani do të votojnë numrin 10”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button