Thaçi: PDSH do jetë parti e drejtë dhe demokratike në procesin zgjedhor
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin amerikan në vend, Paul Wohlers.
Në qendër të bisedës ishte situata aktuale politike, zgjedhjet e shpallura si dhe zhbllokimi i procesit integrues dhe tema të tjera me karakter politik.
“Në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare Thaçi e siguroi ambasadorin amerikan se PDSH do të jetë pjesë e procesit demokratik dhe pjesë e një procesi të drejtë zgjedhor.” thonë nga kabineti i Thaçit.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për prioritetin kryesor që e kemi siç është de-bllokimi i procesi integrues të vendit, me çka do të sigurohet një perspektivë më e mirë për vendin dhe rajonin.