Rilindje me BESË tubim në Strugë dhe Ohër

Rilindje me BESË sonte u takua me banorët të Strugës dhe Ohrit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor.

Para të pranishmëve, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi se “derisa në të kaluarën ishim të detyruar të zgjedhin mes dy të këqijave, më pak të keqen, sot ne kemi mundësi të zgjedhim mes të keqes dhe të mirës”.

“Andaj unë jam shumë i bindur se shqiptarët tashmë e kanë të qartë se në cilën anë duhet të jenë dhe cili është shtegu i shtetit të ri e të ridefinuar, i mirëqenies ekonomike, i arsimit më të mirë, i shëndetësisë cilësore dhe i mjedisit të shëndoshë jetësor”, tha Kasami.

Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti theksoi se Lëvizja BESA nuk vlen gjë pa besimin tuaj ndaj nesh dhe pa bindjen tuaj se votimet e 11 dhjetorit do dëshmojë sa jemi të ndejshëm ndaj fatit tonë. Kjo do dëshmohet nëpërmjet asaj sa do dalim masovikisht në këto zgjedhje. E para dhe më e rëndësishmja është që të gjithë të dalim të votojmë. Dhe pastaj të dëshmojmë se e kemi identifikuar të keqen tonë kolektive të mos votojmë për BDI-në”, tha Labënishti.

Në tubim të pranishmëve ju drejtuan edhe Zeqirija Ibrahimi, Skender Rexhepi Zejd, Rijad Abduramani dhe Bleta Ziba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button