Grabar Kitaroviq: Në BeH kthehen mijëra luftëtarë të SHI-së

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq sot në Dubrovnik deklaroi se duhet të ballafaqohemi me faktin se nga i ashtuquajturi Shteti Islamik (SHI) në Bosnjë e Hercegovinë kthehen mijëra luftëtarë, si dhe se nuk mund të mos vihet re edhe ndikimi i disa shteteve të tjera ndaj BeH-së.

“Të gjithë duhet ta shohim të vërtetën në sy dhe të ballafaqohemi me trendet të cilat vijnë, duke i përfshirë edhe ata që kthehen nga SHI-ja, prej luftimeve në Irak dhe në Siri. Ata tashmë janë disa mijëra dhe nuk mund të anashkalohet edhe ndikimi i disa shteteve të tjera. Dëshiroj BeH të mbetet e plotë, në tërësi i mbështesim sovranitetin dhe pavarësinë politike të BeH-së. Dëshiroj sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, theksoi Grabar Kitaroviq.

Ajo shtoi se dëshiron siguri absolute në kufirin e Kroacisë.
“Republika e Kroacisë i ndan 1.001 kilometra me BeH-në. Populli kroat është njëri prej popujve konstituiv në BeH dhe kemi për obligim si një prej nënshkruesve të Marrëveshjes së Dejtonit”, theksoi Grabar Kitaroviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button