BE-ja dhe NATO-ja dakorduan bashkëpunim në shtatë sfera

Bashkimi Evropian dhe NATO sot u dakorduan për veprim të përbashkët në shtatë sfera, duke e përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit dhe kanosjeve hibride dhe kibernetike.

“Sot vendosim parim në një erë të re në marrëdhëniet midis dy organizatave”, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini.
Ajo shtoi se nga marrëveshja shihet uniteti i plotë midis anëtareve të dy organizatave, në bazë të interesave të përbashkëta.

“NATO dhe BE-ja u krijuan pas luftërave botërore, sollën paqe në kontinent, në bazë të vlerave të përbashkëta. Jemi adaptuar ndaj sfidave të reja në fushën e sigurisë. Asnjëra prej dy organizatave sot vetë nuk i ka të gjitha kapacitetet e domosdoshme për t’u ballafaquar me sfidat”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se siguria e Evropës dhe Amerikës Veriore është e lidhur ndërsa përforcimi i partneritetit është më i rëndësishëm se kurdoherë.
Mogerini potencoi se Evropa ka shumë maturi të fituar me kohë, për t’i tejkaluar sfidat.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse Turqia nuk do t’i kundërshtojë planet e publikuara sot, Mogerini theksoi se marrëdhëniet midis BE-së dhe Ankarasë “ndonjëherë janë të ndërlikuara dhe të vështira, por kjo do të thotë se janë të thella dhe të rëndësishme për të dyja palët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button