Thaçi në Gostivar: Amnisti për të gjithë shqiptarët të cilët për motive politike janë nëpër burgje (VIDEO)

Amnisti për të gjitha borxhet e shqiptarëve dhe amnisti për të gjithë shqiptarët të cilët për motive politike janë nëpër burgje. Me këto dy iniciativa për të cilat lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se do të jenë ligje, e filloi fjalimin e tubimit në Gostivar.

“Për këto 15 vjet, shqiptarët në mënyrë të padrejtë kanë hyrë në borxhe të cilat arrijnë 1,7 miliardë dollarë amerikanë. Shqiptarët në të gjitha institucionet, organet janë me përfaqësi prej pesë për qind, vetëm në burgje janë 96 për qind”, tha Thaçi.

Nga tribuna në sheshin e qytetit, njeriu i parë i PDSH-së, e kërkoi besimin në zgjedhjet e ardhshme, për t’u realizuar kërkesat e shqiptarëve, të cilët përderisa hyjnë në qeverinë e ardhshme, do t’i realizojnë në tërësi.

Duke folur për integrimet e Maqedonisë, lidhjet euro-atlantike, Thaçi tha se anëtarësimi në BE dhe NATO do të jetë prioritet i kësaj partie pasi të vjen në pushtet.

“Nuk do të lëshojmë, pa marrë parasysh nëse pala tjetër, partitë maqedonase atë e duan ose jo. Nuk do të lejojmë, shqiptarët në Maqedoni të jetojnë si në Alepo”, potencon Thaçi.

Përkrahje në zgjedhjet e ardhshme për PDSH-në dhe për bartësin e listës në NJZ6 kërkoi edhe republikani nga SHBA-ja Henri Xhons, i cili mbajti fjalim para banorëve të Gostivarit.

Në tubim mbajtën fjalime edhe kandidatët për deputetë, Rushid Veapi dhe Fikrie Emruli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button