Gruevski: deri 10 mijë euro për bujqit e rinj do të sigurojmë mjete të pakthyeshme

Ndarja e mjeteve të pakthyeshme deri 10 mijë euro për bujqit e rinj të cilët hyjnë në biznesin bujqësor, është një nga masat e parapara në Programin e VMRO-DPMNE-së që sot kryetari i kësaj partie dhe bartës në NJZ4, Nikolla Gruevski e prezantoi para banorëve të Vatashës, njofton Alsat-M.

Ai i informoi bujqit se gjithashtu është paraparë që në vend të mbështetjes së deritanishme prej 50 për qind për mekanizimin buqlsor, ajo të jetë 60 për qind e mbuluar nga shteti. Do të sigurohen edhe kredi të volitshme përmes Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit dedikuar për bujqit dhe përpunuesit e prodhimeve bujqësore. Lideri i aprtisë edhe në këtë vendbanim i informoi bujqit për mbështetjen që do tl sigurohet për katër vitet e ardhshme në lartësi prej 600 milionë euro. Gjithashtu, ai tha se do të mundësohet edhe mbështetje prej 80 përqindëve për furnizim të sistemit “pikë për pikë”, mihje të bunareve dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button