Ahmeti në Saraj: BDI, partia e kapaciteteve dhe vlerave të mëdha (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmbylli aktivitetet ditore të fushatës në Komunën e Sarajit. Lideri i partisë Ali Ahmeti tha se BDI do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur në realizimin e përbetimeve të saja në të mirën e qytetarëve shqiptar. Ahmeti gjithashtu tha se ky do të jetë një mandat që kërkon kapacitete në të gjitha fushat, sidomos në ndërtimin e politikave dhe tejkalimin e problemeve që nuk kanë kohë për të pritur.

“Unë përpiqem që njerëzit tanë, njerëzit e sakrificës, që ndryshuan historinë më të re të shqiptarëve, të jenë bartës të përgjegjësive, nuk e di a e vërejtët Ministrin e Ambientit Jetësor, Bashkim Ahmetin, ai nuk promovohet, ai ka qenë ushtar i Komandant Mësuesit, zv/Ministri i Brendshëm dhe ai i mbrojtjes, gjithashtu ushtarë të UÇK-së, po në këtë BDI është vendosur e tërë veprimtaria e veprimtarëve më të mëdhenjë të shqiptarisë. Nuk mund të shkelet dinjiteti i një kombi të tërë, kauzën shqiptare në këtë vend e mbrojnë pikërisht bijtë e bijat që janë bashkuar me BDI-në, subjekt ky politik i interesuar që shqiptarët të jetojnë, të hapur për njëri tjetrin, pasi ne jemi vëllezër të një gjaku e një origjine”, u shpreh Ali Ahmeti, lider i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6.

Ahmeti edhe para banorëve të Sarajit tha se brenda rradhëve të BDI-së janë të  rreshtuar misionarë, atdhetarë dhe ata që kanë ndërtuar vepra të cilat i gëzojnë jo vetëm ata që janë prezentë në këtë sallë, por i gjithë populli shqiptar.

Kandidatja për deputete në njësinë zgjedhore numër 1, znj.Lirije Elmazi tha se me datë 11 dhjetor, festa për fitoren e BDI-së do të nisë pikërisht në Komunën e Sarajit.

“Sarajin e reshtuar pas jush si ushtarë e keni, këto nuk janë vetëm fjalë, këtë e dëshmuan edhe gjenerata e artë e ngritur në forumin rinor. BDI në këto zgjedhje ka platfomën e saj që avancon statusin e shqiptarëve në përgjithësi. Saraji po bashkëvendos për perspektivë dhe ndryshime, besoj se një Dërven i fortë do të reflektojë për përkrahjen e mijëra familjeve shqiptare në Gjorçe Petrov dhe në Nerez”, u shpreh Lirije Elmazi, kandidate për deputete në njësinë zgjedhore numër 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button