Maskë hidratuese për kohën e ftohtë, vetëm me tre përbërës

Moti i ftohtë në dimër mund ta dehidratojë shumë lëkurën për shkak të temperaturave të ulëta. Tharja sjell rezultat edhe irritim të lëkurave delikate. Serumet apo trajtimet e ndryshme gjatë kësaj periudhe mund të jenë shumë të kushtueshme, kështu që maskat me produktet e shtëpisë janë gjithmonë zgjidhja më e mirë dhe më e shpejtë, shkruan RevistaClass.

Maskë hidratuese me tre përbërës

Është një zgjidhje e mirë për periudhën e ftohtë të dimrit. Këshillohet të aplikohet pas dushit, kur lëkura është më e thatë. Siҫ dihet, mjalti rigjeneron dhe ushqen, vitanima E është e pasur me antioksidantë, ndërsa vaji i avokados trajton poret dhe irritimet që shfaqen herë pas herë në periudhën e dimrit.

Ҫfarë të nevojitet?

1 lugë gjelle vitaminë E (vajore) (rreth 3 kapsula vitaminë E)

1 lugë gjelle mjaltë

1/4 avokado

Përziej të gjithë përbërësit në një shishe të vogël (farmacie)  dhe aplikoje përzierjen në fytyrë dhe në qafë. Mbaje për 10-15 minuta, pastaj shpëlaje me ujë të vakët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button