Rruga Kërçovë – Strugë e rrezikshme!

Punimet që kryen për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Strugë, shkaktojnë rrezikshmëri të lartë për jetën e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Viktima e fundit që humbi jetën ishte një 35 vjeçar nga një fshat i Strugës.

Sinjalistika është e mangët dhe nuk i paralajmëron drejtuesit e mjeteve ashtu siç parashikon Ligji i Qarkullimit Rrugor p.sh:

1.Skajet e rrugës ekzistuese janë të rrëmuara afërsisht 1m thellësi. Nuk ka tabelë që tregon ‘Bankinë e pa verifikuar’ kështu që shumë lehtë mund të dilni nga rruga!

2.Në kushte jo të volitshme të të pamurit ,,Pamje e zvogëluar,, pra natën, në kohë me mjegull etj, nuk ka sinjalistikë ndriçuese ‘dritë e verdhë vezulluese’, që do të paralajmëronte drejtuesit e mjeteve për rrezikshmërinë, ashtu siç e parashikon Ligji.

Duke  marrë parasysh që nëpër rrugët tona ka shumë shofer të pandërgjegjshëm, rrezikshmëria shtohet edhe më tepër, prandaj apeloj tek të gjithë ato qytetarë që shfrytëzojnë këtë rrugë, të jenë maksimalisht të kujdesshëm sidomos në:

-kufizimin e shpejtësisë, ndalim parakalimin, distancën e duhur, dhe kontrollimin e automjetit tuaj nga ana teknike(KONTROLLI BËHET GRATIS  në çdo stacion për kontroll teknik) sidomos në kushte dimërore ku në rrugë mund të hasni në ngrica, dhe në rreziqe të paparashikuara.

MJAFTË MË ME POLITIKË-KUJDESUNI PËR JETËN TUAJ AJO ËSHTË SHUMË E SHTREJNTË!

Përparim Istrefi
Instruktor për vozitje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button