Vazhdojnë ngjarjet promovuese për bujqësi organike

Këtë fundjavë në Shkup vazhdojnë ngjarjet promovuese për bujqësi organike që i organizon Federata e prodhuesve të prodhimeve organike në Maqedoni me mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Bëhet fjalë për projekt i cili është pjesë nga manifestimi “Ditët e prodhimit organik 2016”.

Siç informon Federata, konsumtaorët do të kenë mundësi të njihen me prodhuesit dhe prodhimet e tyre, ndërsa përmes përmbajtjeve të organizuara informative dhe edukative do të mund të fitojnë njohuri të reja dhe më hollësisht të njihen me rregullat dhe mënyrat për prodhimtarin organike.

Programi parashikon edhe mini kuiz në të cilin vizitorët, blerësit, do të mund t’i tregojnë njohuritë e tyre për prodhimtarinë organike dhe të shpërblehen.

Aktivitetet promovuese sot janë në Qendrën Tregtare të Qytetit (QTQ) ndërsa nesër në Siti moll. Dje gjithashtu u mbajt në QTQ, ndërsa të premten e kaluar, përveç në QTQ, u organizuan edhe në Kapitoll moll në Aerodrom.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button