Tridhjetë kilogramë marijuanë janë zbuluar në një automobil në vendkalimin kufitar Bllacë

Gjashtëdhjetë e një paketë me materie bimore, me siguri drogë narkotike marijuanë, me peshë prej rreth 30 kilogramë, janë gjetur mbrëmë në orën 21 e 30 minuta në vendkalimin kufitar “Bllace e Poshtme” gjatë kontrollit të një automobili “Krajsler” me targa suedeze.

Automobili siç kumtoi sot MPB, është drejtuar nga personi T.B.L.A (53) nga Mbretëria e Suedisë dhe është kontrolluar nga ana e Zyrës doganore Bllacë dhe ekip i Doganës mobile. Gjatë një kontrolli të hollësishëm, pakot janë gjetur në bunker në mënyrë speciale të ndërtuar në dyshemenë e automjetit i mbështjellur me ngjitës dhe foli alumini.

Nga ana e Drejtorisë së doganave shtetasi i huaj është mbajtur për procedurë të mëtejme./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button