Sulm vetëvrasës në Mosul, 12 të vdekur

Në sulmin vetëvrasës të ndërmarrë nga organizata terroriste DEASH në qytetin Irakian, Mosul, kanë humbur jetën 12 civilë, ndërsa janë plagosur 30 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kapiteni i njësisë kundër terrorizmit në ushtrinë irakiane, Abdulbasit el-Xhezairi, në një deklaratë për AA tha se organizata terroriste DEASH ka ndërmarrë sulm terrorist në pjesën verilindore, në rajonin El-Kadisijje es-Sanije.

Xhezairi ka theksuar se në sulmin e kryer me anë të një bombe të vendosur në një autocisternë kanë humbur jetën 12 civilë dhe janë plagosur 30 të tjerë, në mesin e të cilëve fëmijë dhe gra.
Ai po ashtu tha se sulmi është ndërmarrë në një vend ku nuk ka pasur elementë ushtarakë dhe se organizata terroriste ka pasur si objektiv vetëm civilët.

Pas operacionit i cili filloi më 17 tetor, forcat irakiane kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të lagjeve lindore të qytetit, ndërsa në disa rajone ende vazhdojnë luftimet me militantët e DEASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button