SHBA, studenti godet për vdekje me thikë profesorin

Një student në Universitetin Kalifornia e Jugut në Los Angeles ka goditur për vdekje me thikë profesorin e tij gjatë një përleshjeje që kanë pasur mes tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarja policore në Los Angeles, Meghan Aguilar ka konfirmuar ngjarjen që ka ndodhur të premten, por nuk ka dhënë detaje për incidentin, ndërkohë që nuk ka zbuluar as identitetin e personave të përfshirë në konflikt.

Departamenti për Siguri Publike brenda universitetit njoftoi se “sulmi nuk ka qenë akt i rastësishëm i dhunës” dhe se besohet të ketë qenë i motivuar nga mosmarrëveshjet personale.

Vitin e kaluar, universiteti në fjalë ishte vendi ku ndodhi vrasja e një studenti i cili ishte sulmuar dhe rrahur nga disa njerëz, deri sa po kthehej nga banesa e tij jashtë kampusit natën vonë.

Studenti 24 vjeçar Xinran kishte mbërritur në shtëpinë e tij, ku kishte ndërruar jetë, ndërkohë që trupi i tij i pajetë ishte zbuluar nga një shok i tij.

Më herët në vitin 2012 studenti Ming Qu Ying Wu është qëlluar dhe vrarë me armë zjarri në afërsi të kampusit universitar.

Pas këtij sulmi stafi drejtues i universitetit përpiqej që të bindte prindërit e studentëve kinezë se kampusi dhe rrethina e tij janë të sigurt.

Universiteti Kalifornia e Jugut ka rreth 44.000 studentë, duke përfshirë mbi 10.000 studentë të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button