Avioni që u rrëzua në Kolumbi pak para aksidentit kishte mbetur pa karburant

Kanë dalë në pah regjistrimet ku tregojnë dialogun mes pilotit të avionit të rrëzuar në Kolumbi, ku humbën jetën 71 persona dhe kullës së kontrollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat e Kolumbisë thonë se piloti bolivian, Miguel Alejandro Quirioga gjatë bisedës së tij me kullën e kontrollit ka thënë se ka një problem elektrik dhe se i ka mbaruar karburanti.

Piloti duke thënë numrin e fluturimit “LaMia CP-2933, i kërkon kullës së kontrollit përparësi për tu ulur pasi po i mbaron karburanti. Pas kërkesës së kullës për përsëritjen e gjendjes, piloti Quirioga thotë se karburanti ka mbaruar krejtësisht, ndërsa energjia në avion është ndërprerë. Kulla këtë herë i thotë se nuk duken në radar dhe i kërkon vendndodhjen.

Mediat vendase theksojnë se në të njëjtën kohë një tjetër avion ka kërkuar ulje urgjente. Nga ana tjetër thuhet se hetimet në lidhje me aksidentin ajror ende janë duke vazhduar.

Një avion me 77 persona në bord duke përfshirë këtu edhe 9 pjestarë të ekujpazhit, i nisur nga qyteti Santa Cruz de la Sierra i Bolivisë drejt qytetit kolumbian, Medellin u rrëzua në një rajon malor. Në bordin e tij ndodhej skuadra e futbollit Chapecoense e ligës së parë të Brazilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button